“Pi raki, ha plonc e grosh”, ja si i përgjigjet Ramës Dashamir Shehi

Kliko per me shume info

Deputeti dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i përgjigjet kryeministrit Rama, i cili javën që shkoi në kuvend hodhi akuza ndaj tij, pas deklaratave të këtij të fundit kundër kompanisë turke për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Rama tha se Shehi bën deklarata të tilla pasi pi raki, e ha plënc, groshë e pilaf.

Kliko per me shume info

Ditën e sotme, Shehi merr fjalën dhe i përgjigjet Ramës duke u thënë se s’ka asgjë të keqe të ushqehesh me pilaf e plënc, ndërsa vijon të mbrojë idenë se shumë sektorë strategjikë janë nën drejtimin e kompanive turke.

“Javën tjetër nuk isha këtu kur Rama nisur nga gjatësia e lartësia kulturale u shpreh për një sërë gjërash kundër meje.

Me një paudhësi dua tja shpjegoj nga i buron kjo. Kam kundërshtuar ndërtimin e aeroportit Vlorës se është vepër korruptive, po sikur të ishte një korruptive, u mësuam me hajdutllikun, por më shqetëson dicka tjetër për vendin, për linjën pro perendimore, në sektorin strategjik ku prezenca turke është e ekzagjeruar. Ju dukem më budalla, arrogant që them në një vend në mënyrë tradicionale, ka simpati ndaj Turqisë, e kam edhe unë e nuk dua të ofendoj askënd, por duke qenë shqiptar e për të gjykuar për të ardhmen tonë prezancën në sektorët strategjik është e tepruar.

Turqia që lidhet me Rusinë e Sirinë kjo është punë për ne, duam të shohim nga perëndimi. Rama e shet e blen vendin si të ketë qejf vetëm që të rrijë në pushtet.

I ka djeg se kanë frikë se i marrin flamurin e oksidentalizimit, ky me atlete bardha i vesh që të duket si perendimor, kurse ne hamë plonca, gorshë, ai ha haviar aristokrati.

Ky s’ka lidhje me perëndimin, karagjoz që tallet me shqiptarët, ky është turku i vetëm që ka mbet në këtë vend. S’ka asigjo të keq, që ha grosh e planca, mjafton që i kam shërbyer me nder vendit tim.

Me merrte dhe ne tel të më pyes, jemi për të mendu për punët e Shqipërisë”, u shpreh Dashamir Shehi.

1 COMMENT

  1. Ore kujt I plasi kush I ka kopanit ne qoftese ata pagujan puntoret me te gjitha cfar I takon nje puntori Dhe te keni 2 aeroport nuk eshte keq ju shkut e bet ne kukes Dhe su hap asnje dit kurse vlora e meriton nje aeroport dinjitoz se eshte qytet turistik apo zoti Shehu mos ju djeg se mos keni ndonje kontrat ju te PD qe fitoni ndonje perqindje me rinasin qe nuk deshironi tjeter aeroport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.