Pezullimi i 3 gjyqtarëve nga KLD, ja reagimi i Donald Lu

Politikë

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili sot pezulloi nga detyra 3 gjyqtarë të Gjykatës së Apelit të Durrësit Petraq Dhimitrin, Kliton Spahiun dhe Petrit Çenon.

Vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një reagim për Javaneës,  ambasadori amerikan shprehet se mirëpret vendimin.

“Ambasada e SHBA mirëpret pezullimin e tre gjyqtareve te Gjykatës se Apelit Durrës, përfshi kryegjyqtarin, ndërkohë që janë marrë të pandehur për korrupsion të rëndë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin hetime dhe ndjekje penale serioze për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gjyqtarët e pandehur për korrupsion duhet të pezullohen ndërkohë që presin gjyqin”, citohet të jetë shprehur Lu.

ME TE LEXUARAT