Petrit Vasili: Mazhoranca vrau parlamentin, sot ishte dita më e zezë e karrierës së Ruçit

Politikë

Deputeti i LSI-së,Petrit Vasili në një deklaratë për mediat jashtë godinës së Kuvendit ka komentuar seancën e sotme parlamentare.

Në deklaratën e tij ai është shprehur se do të vijojnë protestat nga ana e Opozitës deri në momentin që situata të rikthehet në normalitet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vasili gjithashtu ka komentuar edhe ekstradimin e Nazer Seitaj. “Mazhoranca po vret parlamentin” – është shprehur Vasili. “Sot është dita më e zezë në karrierën e Ruçit, u vra parlamenti”. – ka thënë ai.

“E drejta e popullit për të vënë gjërat në vendin e duhur, është e padiskutueshme. Vendin e ka pushtuar krimi, ndërsa këta nuk kanë merak për të shpëtuar por për t’iu përkushtuar krimit”- u shpreh ndër të tjera Vasili.

ME TE LEXUARAT