Petrit Vasili u kthehet ambasadorëve: Na e bëtë kryeministrin memec

Politikë

Kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka sulmuar kryeministrin Edi Rama. Vasili përmes ironisë u drejtohet ambasadorëve të huaj në vendin tonë se këta të fundit e bënë Ramën ‘memec’.

“Ndaj ambasadoret nga qejfi ose nga halli…..,duhet ta thonë ndonjë llaf, jo për të na sqaruar ne, se e kemi te qarte dhe do ti shkojmë deri ne fund krimit shtetëror”, shkruan Vasili.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

MESAZHI I VASILIT

Ambasadorë na e bete Kryeministrin memec.

Kryeministri yne eshte bere memec dhe nuk flet per krimin shteteror te ekstradimit nazer seitaj.

Nuk “faj” kryeministri se ai vetem kater fjale di “a e degjuat SHBA dhe BE”.

Ndaj ambasadoret nga qejfi ose nga halli…..,duhet ta thone ndonjë llaf, jo për te na sqaruar ne, se e kemi te qarte dhe do ti shkojmë deri ne fund krimit shtetëror.

Por per kryeministrin e kane detyrim keta ambasadoret, se po nuk folen ata, ai nuk flet, dhe me nje fjale kryeministrin na e lane memec.

 

ME TE LEXUARAT