Peru, bien nga qielli tre topa prej zjarri

Soft

Banorët në Peru u tmerruan kur tre topa të mëdhenj të përfshirë nga flakët ranë në tokë. Shumë prej atyre që jetojnë në vendin amerikano-jugor menduan se do të ishin viktima të një shiu meteorësh.

Fotot dhe videot që tregonin topat në flakë që binin nga qielli u panë nga mijëra persona që jetojnë në Brazil e Peru.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas britanikes “Metro”, shefi i shërbimit të zjarrfikëses në Cruzeiro do Sul, Romulo Barros tha se me gjasë bëhej fjalë për meteorite.

Ai tha se besonte që objektet kishin rënë në kufi mes Acre dhe Peru. Barros konfirmoi se në momentin kur ndodhi ky incident, në zonë fatmirësisht nuk kishte pasur fluturime ndërkombëtare.

Forcat Ajrore në Peru, në përpjekje për të shuar frikën tek njerëzit thanë se nuk bëhej fjalë për meteorite, por për pjesë të një sateliti që rifutej në atmosferën e tokës.

Mbetet e paqartë se cila është e vërteta, megjithatë, edhe një ekspert në Brazil u shpreh se nuk kishte pasur parashikime për rënien e mundshme të meteoriteve, e se me gjasë ishin mbetje nga hapësira

ME TE LEXUARAT