Përplasja e artistëve me Kumbaron, regjisori Vasili qetëson gjakrat: Është 14 shkurti, le të dashurohemi më tepër

Aktualitet

Në Teatrin Kombëtar janë “nxehur gjakrat” mes artistëve e ministres Mirela Kumbaro e cila po dëgjon një për një të gjitha ankesat për zhvendosjen e TK.

Sakaq, regjisori Laert Vasili me nota humori, duke kujtuar se sot është Shën Valentini ka tentuar të qetësojë situatën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të debatojmë me maturi e qetësi, jemi 5 burra këtu. Më datën 14... Le të dashurohemi pak më tepër dhe të bërtasim më pak. Duke sjellë edhe eksperiencën time nga Athina, propozo, që Teatri të funnksionojë në mënyrë të tillë që të kenë mundësi të thithin fondet me këtë thjeshtëzim që projektligji i ri e ka në proces e sipër.

Nëse ka mundësi biletat t’i ngelen Teatrit Kombëtar, me një menaxhim të vetë institucionet. Të shikohen të treja kategoritë e aktorëve ose të zhdukim këto kategori se kemi raste kur një 25 vjeçar është gjeni por s’hyn dot në kategori të parë se burrokracia s’e lejon. Sugjerim.

Të krijohet, Bordi i të Urtëve ku të jenë njerëz ku s’i bëhet dysh fjala. Këtu s’flas vetëm për Teatrin Kombëtar. Një propozim tjetër të shohim nëse, godina e re që me dëshirën e zotit do fillojë punë së shpejti, nëse mund të dalë si institucion i pavarur nga teatri kombëtar, dhe TK kur të jetë i detyruar të zhvendoses të jetë bujtës në këtë godinë, të strehojë produksionet e tij e mos jetë i detyruar TK të ngjeshë oraret”, tha Vasili.

ME TE LEXUARAT