Përplasen dy makina në Levan-Tepelenë, plagosen pasagjerët

Dy automjete janë përplasur rreth një orë më parë në aksin rrugor Levan- Tepelenë. Për pasojë janë plagosur dy pasagjerë të cilët janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Inforamacion paraprak:

Kliko per me shume info

Në datën 06.02.2018, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin G.H, është përplasur me mejtin tip “Opel” me drejtues shtetasin G.M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier pasagjerët, shtetasi A.L, 54 vjeç, banues në Tepelenë dhe shtetasi F.G, 34 vjeç, banues në Fier.

Shtetasit e dëmtuar ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here