Qeveria ndryshon sërish ligjin për të përndjekurit, ja kush përfiton

Kliko per me shume info

Qeveria ka vendosur të ndryshojë sërish ligjin për të përndjekurit politike.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh sot se minatorët që kanë qenë të përndjekur do tu njihen dy vite pune për çdo 1 vit burg që kanë bërë gjatë regjimit komunist.

Kliko per me shume info

“Arsyeja e vonesave në bazë të ligjit 7514 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist, ju kërkon të merrni një dokument në ministrinë e Drejtësisë dhe të Brendshme në një komision që duhej të ishte ngritur në një nga këto institucione. Pasi kryeministri e gjykoi gjithë procedurën e konsideroi procedurën si të lodhshme për ju dhe kërkoi që drejt për së drejti të thjeshtëzohet”, tha Ahmetaj.

Sipas tij “Do të thotë që vitet e burgut që ju fatkeqësisht keni bërë, minatorët drejt për së drejt, si dy vite punë në bazë të ligjit, por që ju të mos jeni të detyruar më të merrni atë letër, po t’u njihet automatikisht. Nga ky ndryshim, hiqet detyrimi i vërtetimit nga ana juaj. Pra njihet automatikisht dy vite punë për 1 vit burg. Pra, e thënë shkurt, pas ankesës tuaj jemi vënë në lëvizje”.

Ahmetaj bëri me dije se nga ky ndryshim i fundit ligjor përfitojnë 264 ish të përndjekur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.