Përmes Shqipërisë, “rruga e re ballkanike” e refugjatëve të Lindjes

Pavarësimit paktit pre 6 miliard euro mes Brukselit dhe Ankarsë për të frenuar fluksin e emigrantëve dhe për të integruar 3.7 milionë refugjatë sirianë në territorin turk, vazhdojnë zbarkimet në brigjet e Greqisë.

Është i fillimit të Shkurtit, lajmi i fundosjes së një varke të vogël me 84 emigrantë sirianë në brigjet e Mersinit, në jug të Turqisë. Tragjedia u shmang në sajë të ndërhyrjes së rojës bregdetare turke. Pasi u shpëtuan, refugjatët u identifikuan dhe u vendosën në ndalim të përkohshëm. Por, si ata, ka shumë të tjerë. Veçanërisht afganë, pakistanezë dhe sirianë, të cilët nuk dorëzohen dhe sfidojnë kontrollet për nisur marshimin drejt Europës Perëndimore. Qëllimi është gjithmonë i njëjtë. Ajo që ndryshon veçse, është itinerari.

Kliko per me shume info

Jo më ‘udha e vjetër ballkanike’, tashmë e pashkelur që nga viti 2016, por një rrugë e re, që nga Greqia kalon në Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci dhe Slloveni. Një intenerar që siç shkruan gazeta kroate “Jutarnji List”, është gjithnjë e më shumë e përdorur nga refugjatët, përfshirë edhe ata të kombësive algjeriane dhe marokene. Lajmi që ka qarkulluar nga mediat kroate, u dha fillimisht nga italiania ANSA, që siç shpjegon, për të evituar kapjen në Seri ose Maqedoni, emigrantët që zbarkojnë në Greqi, shkojnë deri në kufi me Shqipërinë, e më pas me autobusë apo taksi kalojnë në Shqipëri, për të arritur Malin e Zi apo Bosnje-Hercegovinën. Pasi mbërrijnë në Velika Kladusa, pak metra larg kufirit kroat, refugjatët vijojnë drejt rajoneve qendrore të Kroacisë, deri në Karlovac.

Nga aty, nuk është e vështirë të arrish kufirin me Slloveninë, i shënjuar nga lumi Kupa. Dhe pikërisht me kalimin e lumit, refugjatët më në fund shkojnë në komunën sllovene të Crnomeljit. Sipas shtypit kroat, ndoshta nga qarkullimi i tepër i fjalëve, refugjatët që marrin këtë intenerar, mes tyre edhe “viktimat”, janë rritur ndjeshëm. Kjo, deri në atë pikë sa shtypi lokal e ka quajtur këtë intenerar, “rruga e re e Ballkanit”.

Sipas agjencisë amerikane të lajmeve “Reuters”, janë rreth 4.500 emigrantë të bllokuar në kampet e refugjatëve nga qeveria në Serbi, ku qindra të dëshpëruar në kërkim të një ekzistence të re, vijojnë të arrijnë Turqinë, përmes Bullgarisë fqinje./syri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.