Përmbytjet në Vlorë, evakuohen 80 familje në Novoselë e Fitore

Mbrëmjen e sotme janë evakuuar nga Novosela dhe fshati Fitore 80 familje, pasi uji ka përmbytur banesat e tyre. Vjosa ka vërshuar në brendësi të fshatit duke marrë përpara gjithçka, ndërsa ushtarët e FA që ndodhen në terren kanë ndihmuar banorët që të evakuohen.

Aktualisht familjet që janë evakuuar, janë vendosur te të afërmit e tyre. Aksi që lidh fshatrat Mifol, Novoselë dhe Fitore është i pakalueshëm nga Vjosa.

Kliko per me shume info

Përpos Vlorës, probleme të shumta ka edhe në Fier, në Ferras janë evakuuar disa familje nga uji që ka përfshirë banesat e tyre. Prefekti i Fierit, Baki Bala deklaroi se janë 45 banesa që kanë prani uji nga përmbytjet, ndërsa 8 familje janë evakuuar.

Ai u shpreh se janë marrë masat për të shmangur rrezikun, pasi në terren janë edhe 150 ushtarë të FA. Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe pasoja dhe në zona të tjera të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.