Përkeqësimi i motit/ Ndërron jetë 32 vjeçari, po rregullonte një defekt elektrik

Më datë 03.02.2018, rreth orës 17:45, në spitalin  e Tropojës është  dërguar një shtetas pa shenja jete.

Menjëherë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se, ështe sjellë  i vdekur shtetasi F.H., 32 vjeç, banues në Luzhe, Tropojë, me profesion elektricist.

Kliko per me shume info

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi F.H., duke rregulluar një defekt elektrik në fshatin Rragan, dyshohet ta ketë  zenë korrenti, ku për pasojë i ka sjellë vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.