Deputetët e PD bllokojnë foltoren, Ruçi përjashton Edmond Spahon nga seanca

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare ku pritet të diskutohet dhe të miratohet lista e kandidatëve për KLGJ dhe KLP. Tensioni është krijuar në momentin kur deputeti demokrat Edmond Spaho ka marrë fjalën, dhe nuk është ndalur tek çështjet e rendit të ditës, por tek ekstradimi i Nazer Seitit, i ashtuquajturi financieri i Habilajve.

LEXO EDHE:  “Basha vuan nga autizmi i theksuar politik”, shpërthen zyrtari PD

Nisur nga kjo, kryeparlamentari Ruçi i ka ndërprerë fjalën. Por kaq ka mjaftuar që deputetët demokratë të ngrihen dhe të bllokjnë foltoren e Kuvendit.

Kliko per me shume info

Pas ndërhyrjes së Gardës, dhe duke marrë shkas nga tensionet e krijuara në sallë, kryeparlamentari Ruçi ka ndërprerë seancën plenare.

Pas 5 minutave pushim ka rinisur seanca plenare, por deputetët demokratë kanë vijuar të flasin dhe të qëndrojnë pranë foltores. Pasi i ka paralajmëruar disa herë, Ruçi ka përjashtuar nga seanca e sotme deputetin demokrat Edmond Spaho.

LEXO EDHE:  4 kuksianë në burg, reagon ashpër Monika Kryemadhi: Beteja e tyre është beteja jonë!

“Sipas nenit 65 do t’ju jepet masa, paragrafi i fundit, masa disiplinore e përjashtimit nga seanca bëhet me sanksione financiare të një dite të pagës. Zoti Spaho përjashtohesh nga seanca për një ditë. Pushim!”, tha Ruçi.

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here