Përfundon takimi, Berisha 50 minuta në zyrën e Ilir Metës

Ka përfunduar takimi përmbyllës për sot i preisdentit Ilir Meta me Sali Berishën, i thirrur nën cilësinë e ish-presidentit të vendit.

Takimi mes tyre mësohet se ka zgjatur rreth 50 minuta në ambientet e presidencës.

Kliko per me shume info

Ky takim vjen pas kërkesës së ministrisë së Punëve të Jashtme të premten mbrëma, ku Ditmir Bushati ka kërkuar plotfuqishmërinë për nisjen e marrëveshjes së re detare me Greqinë.

Takimet kanë nisur që prej ditës së djeshme, ku Meta ka zhvilluar një takim konsultiv me të gjithë ish-presidentët, përfshirë Bujar Nishanin, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin.

Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë është diskutuar mes tyre, por takimi ka zgjatur më shumë se takimet e Metës me ish-presidentët e mëparshëm, lidhur me marrëveshjen për kufijtë detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here