“Ekstradimi i Seitit”, PD: Të largohet ministrja. Gjonaj: Sebepi i radhës për sherr

Seanca e sotme e parlamentit ka nisur me interpelancën për ekstradimin e shtetasit të Nezar Seitit, në Itali. Ishte Opozita ajo që thirri në interpelancë ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ku i ka kërkuar shpjegime për ekstradimin e Seitit

Në emër të opozitës ka folur deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili akuzoi ministren për shkelje të ligjit dhe kërkoi të largohej nga detyra.

Kliko per me shume info

Enkeled Alibeaj: Ministri Xhafaj vendosi në zbatim planin për ekstradimin e Nazer Seitit drejt Italisë. Ministria e Drejtësisë nuk e ndaloi ekstradimin, por e lejoi. Ministri duhet të bënte verifikime nëse kishte pengesë, por nuk e bëri. Ministria është vetëm 500 m larg nga burgu ku mbahej Siti, por edhe nga Krimet e Rënda, ndërsa nuk verifikoi, shkeli ligjin. E miratoi ekstradimin për 24 orë duke finalizuar skemën e firmosur nga Xhafaj. Seiti do të fliste për paratë, për eurot me të cilat u blenë gjerdanët për familjarët e Tahirit dhe 20 mln euro që kaluan nga Seiti në duart e Tahirit, që Rama të blinte zgjedhjet. Te 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk iu mban të gjithëve.

Ministrja Gjonaj u shpreh se nuk ka kompetenca për verifikime dhe hetime për të vendosur në diskutim vendimin e gjykatës që iu vendos në dispozicion, ndërsa sipas saj, nuk ka asnjë pengesë ligjore për ekstradimin që është bërë. E gjithë zhurma, thotë ministrja, po bëhet për të sherrin e radhës, pasi opozita është kundër reformës në drejtësi.

Etilda Gjonaj: Kauza e opozitës nuk qëndron. Kërkoni arsyen e radhës për sherr. Për ekstradimin është ndjekur e njëjta procedurë si në shumë raste të tjera më parë. Kam zbatuar si të gjithë paraardhësit, përfshirë edhe ata që motivi politik kundër reformë në drejtësi i ka ngritur kundër meje. Ka një vendim gjykate të formës së prerë të përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme për një person të kërkuar nga prokuroria e Katanias për grupin Habilaj. Ministria disponon ekstradimin vetëm në bazë të një vendimi gjykate dhe dokumentacionit që vërteton prokuroria dhe gjykata, nuk mund të kryejë veprime hetimore dhe verifikime dhe të vendosë në diskutimin zbatimin e vendimit të një gjykate, që e përcakton qartë që nuk ka asnjë pengesë ligjore për të penguar ekstradimin. Çfarë kërkoni nga unë? Përveç sebepit për të bërë një sherr të radhës dhe zhurmë. Përparësi i jepet shtetit ku ka më shumë prova dhe hetimet janë më të zhvilluara dhe ku ndodhet e gjithë banda.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here