Pasojat e motit të keq, pezullohet lundrimi në portet shqiptare

Aktualitet

Moti është përkeqësuar dhe dallgët e detit arrijnë deri në 8 ballë në det të hapur dhe afërsisht 6 ballë brenda gjirit.

Qytetarët vlonajtë thonë se prej 24 orësh Vlora po përballet me një furtunë që kishte kohë pa u dukur. Sakaq, prej 48 orësh trageti i linjës Vlore-Brindisi nuk ka kryer itinerarin e zakonshëm dhe ka qëndruar në kalatat e portit të Brindisit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kapiteneria e portit të Vlorës njoftoi se si pasoje e motit të përkeqësuar me erë dhe dallgë të mëdha është pezulluar lundrimi detar.

Edhe në Durrës, era e fortë, dhe dallgët e shumta të detit kanë bërë që shumë prej bizneseve pranë detit të pësojnë dëme dhe të shkaktohen probleme në lundrim

“Ka 24 orë që rajoni i Vlorës po bombardohet nga një fortunal që kishte vite pa u dukur. Deti ngre dallgë 7 ballë, kurse Era po kap shpejtësinë 140 km orë, aq sa duhet të ecësh me kujdes se mund të përplasesh diku. Degë pemësh të thyera gjithandej...”, shkruan një prej qytetarëve vlonjatë ndërsa ndan edhe këtë foto nga qyteti bregdetar.

Burime nga Kapiteneria e portit të Durrësit thane se vonesa në lundrim është shkaktuar nga deti i trazuar në dy anët e Adriatikut. Në det të hapur, era dhe deti regjistrojnë forcën 8 ballë, ndërsa brenda Gjirit të Durrësit deti ka forcën 5-6 ballë. me ndryshimin e drejtimit të erës në veri-perëndim, e diela pritet te sjelle përmirësim të kushteve atmosferike.

ME TE LEXUARAT