Pasi e kryqëzuan në Michigan, shqiptarët refuzojnë të takojnë Majkon në New York

Pasi e kryqëzuan në Miçigan, dhe i kërkuan llogari Pandeli Majkos për votën kundër SHBA-ve në OKB, tani shqiptarët e New York-ut kanë refuzuar ta takojnë atë.

Janë vetë shqiptarët e diasporës të cilët shkruajnë se askush nga shqiptarët që jeton në Amerikë nuk pranon të takojë ministrin shqiptar, Pamndeli majko, dhe e gjitha kjo vjen pasi atyre ju vjen turp për sjelljen e shtetit shqiptar në OKB.

LEXO EDHE:  Drejt arrestimit? Arian Çani tregon çfarë fshihet pas kërcënimit të Tahirit
Kliko per me shume info

Mesazhet e qytetarëve janë bërë publik nga ish-kryeministri Sali berisha.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:

Shqiptarët në New York refuzojnë takimin me Majkon! sb

“Pershendetje Doktor ne New York askush nuk merre persiper ti organizojne Majkos takim me shqiptaret sepse njerzit refuzojne ti shkojne .Kjo per shkak te votimit te pabese te qeverise se Edi Rames kunder SHBA,votim qe ketu nuk e priste asnji shqiptare. Majko pas kryqezimit qe i bene ne Miçigan te pranishmit qe mezi mbushen nje klase dhe ku ai deklaroi se votimi ishte nje gafe e kryeministrit u perpoq shume te organizonte nje takim me te mire ketu ne New York.Por askush nuk pranon.

LEXO EDHE:  Zonja me pantallona, kush është ish-ministrja e Ramës që urren të veshë fustane

Ngeli duke u lutur ku ka grupe shqiptaresh per te bere foto por njerezit nuk duan as foto te bejne me te. Natyrisht e kane me Ramen por ky eshte ministri i tij. Doktor me kete vote Shqiperia na ka nxire fytyren .Pas qendrimeve kunder SHBA te Enver Hoxhes ky eshte qendrimi me antiamerikan dhe kete qendrim e denojne te gjithe shqiptaret e diaspores. Me respekt…”

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here