Paloka: Qeveri anti-mafia, asnjë marrëveshje me Ramën

Kliko per me shume info

Nënkryetari i PD-së dhe i Kuvendit, Edi Paloka, shprehet se nuk do të ketë marrëveshje me Edi Ramën dhe qeveri të përbashkët me të, qoftë edhe për ti dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një intervistë për News 24, Paloka sqaron se marrëveshje me Ramën nuk do të ketë as për qeverinë anti-mafia, kërkesë kjo e artikuluar disa herë nga kreu demokrat Lulzim Basha.

Ndërsa e cilëson Qeverinë dhe Kuvendin si ilegjitimë, Paloka thekson se edhe reagimi i opozitës duhet të jetë në atë nivel sa t’i përgjigjet realitetit.

Kliko per me shume info

Përsa i takon propozimit për djegien e mandateve të deputetëve, nënkryetari i PD-së shprehet se kjo do të thotë që të jemi një hap larg konfliktit civil. Sipas tij, nëse opozita djeg mandatet atëherë s’ka ç’të bëjë gjë tjetër, vetëm të thërrasë popullin dhe të përballet me një qeveri ilegjitime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.