Paloka: Fushata për zgjedhjet në FSHF si ajo për parlamentaret 2017

Kliko per me shume info

Nënkryetari i PD-së dhe i Kuvendit, Edi Paloka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me zgjedhjen për kreun e FSHF-së, ku garonin përballë njëri-tjetrit Bashkim Fino dhe Armando Duka. Paloka shkruan se fushata për zgjedhjet në FSHF ishte e njëjtë me atë të zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, ndërsa kulaçi dhe kërbaçi u përdorën edhe ndaj të zgjedhurve vendorë të PD-së.

“Personazhe të botës së krimit janë përdorur për të kërcënuar edhe fizikisht delegatë dhe njësoj si ne zgjedhjet parlamentare, kur nuk kanë garantuar votën për Ramën, jane kërcënuar të mos dalin nga shtëpia ditën që votohet”, shkruan Paloka.

Kliko per me shume info

Komenti i Edi Palokës

Nuk kam dashur te futem ne diskutimet per zgjedhjet ne Federaten e Futbollit . Fakti qe Rama futi hundet dhe tek futbolli , ishte i mjaftueshem per te na bere pale; si qytetare, si tifoze po sigurisht dhe si demokrate. Megjithate pervec denoncimit publik se nepermjet Finos, Rama kerkonte te kapte dhe kete institucion, nuk pati qendrime te tjera te politikes opozitare.

Por , pasi degjova kandidatin e Rames te deklaronte sot se do te ankimonte votimin sepse e konsideronte jo legjitim, nuk mund te heshtja me per disa te verteta.

Sikur te kishin lidhje vetem me zgjedhjet per Federaten , mbase prape do te heshtja, po per fat te keq , nuk eshte vetem aq.

Fushata per zgjedhjet ne Federaten e Futbollit ishte nje kopje e asaj qe ndodhi me zgjedhjet parlamentare te 2017.

Deputete , ministra dhe personazhe te botes se krimit u perdoren qe Rama ta merrte dhe kete institucion. Kulaci dhe kerbaci u perdoren edhe ndaj te zgjedhurve vendore te PD, imagjinoni cfare ka ndodhur me delegatet qe nuk kane patur profil politik.

Personazhe te botes se krimit jane perdorur per te kercenuar edhe fizikisht delegate dhe njesoj si ne zgjedhjet parlamentare, kur nuk kane garantuar voten per Ramen, jane kercenuar te mos dalin nga shtepia diten qe votohet.

E cfare eshte me e renda ,e qe tregon se kete vend e drejton mafia me kostum qeveritar, eshte jo shkalla e bashkepunimit qe kjo qeveri ka me krimin, por metodat tipike mafioze qe perdorin per te vene ne sherbim te tyre krimin. Pervec joshjes , jane te shumta rastet qe vertetojne se vete bota e krimit shantazhohet nga qeveritaret me problemet qe ata kane me ligjin duke ju kerkuar sherbim ne kembim te “lirise”.

Te gjitha keto metoda tipike per mafien dhe Sigurimin e Shtetit, u perdoren ne zgjedhjet parlamentare dhe u tentuan njesoj edhe me zgjedhjet per Federaten, kurse kandidati i Rames ka guximin edhe te deklaroje se do te ankimohet.

Guri i fundit drejtesia e kapur ?

Une nuk mund ta fsheh qe ndjehem mire sot jo vetem per fitoren e Dukes( te cilit i uroj suksese ) , po sidomos per humbjen e Rames .

Jam i gezuar se shoh qe ka ende njerez me dinjitet dhe kurajo civile ne kete vend , qe nuk tremben dhe nuk joshen por respektojne ne rradhe te pare veten . Jam i bindur qe me kurajo e dinjitet , shqiptaret shume shpejt do te cojne dhe Ramen nga kryeministria ne ps.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.