Pakësohen reshjet, ja parashikimi i motit për sot

Orët e para të ditës do të dominohen nga reshje intensive në ekstremet Veri- Jug, ndërsa reshje më të pakta do të ketë në zonat Qendrore.

Pas mesditës reshjet intensifikohen në të gjithë territorin dhe vetëm në orët e vona të natës, reshjet zhvendosen drejt kufirit Juglindore duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me vranësira dhe reshje të izoluara.

Kliko per me shume info

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2°C në të dy ekstremumet termike ditore duke i ngjitur vlerat e tyre në nga 2 në 18°C.

Era do të fryjë kryesisht e fortë, duke arritur mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 6 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here