Padi ndaj Ballës, flet Shkëlzen Berisha: Dua të vërtetën, ja dokumentet që rrëzojnë shpifjet e ‘tualetit’

Shkëlzen Berisha ka folur pas seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ka hedhur në gjyq, Taulant Balla, në lidhje me deklarata e këtij të fundit. Berisha u shpreh se interesi i tij është vetëm e vërteta.
Duke folur për gazetarët, Shkëlzen Berisha u shpreh se Taulant Balla ka bërë një shpifje kur ka thënë se për 3 vite nuk ka paguar taksa, ndërsa bëri publike dokumente që ka paguar të paktën 50 milionë lekë për dy vite.

Pjesë nga fjala e Shkëlzen Berishën:

Kliko per me shume info

“Kanë frikë për të thënë se kjo është një histori e shpikur. Përfaqësuesi i kryeprokurorit Edi Rama dhe një kryeprokuror i Edi Ramës.
Balla e ka ngritur këtë shpifje në komision parlamentar dhe është si shpifës, jo që unë dua ti vë një damkë të dytë, sepse ai është shpifës. Kjo çështje është për z. Balla që thotë se për vitet 2008-2009-2010 nuk kam paguar taksa. Unë kam paguar mbi 50 mln taksa.
Kjo është një shashkë politike, pa asnjë fakt e provë. Asnjë e ardhur e imja nuk ka lidhje as me privatizimin dhe aktivitetin e CEZ.
Unë dua të dalë e vërtetë. Taulant Balla ka dalë e ka thënë se unë nuk kam paguar taksa për 3 vite. Unë kam dokumentet nga tatimet që kam paguar 50 milionë taksa për dy vite.
Balla është i vetmi kryetar i grupit parlamentar në Europë që nuk zbaton një vendim të Gjykatës së Apelit. Ai është dënuar si shpifës dhe fshihet pas imunitetit, pas Edi Ramës që e përdor si tualet.
As aktiviteti im as të ardhurat e mia nuk kanë lidhje me aktivitetin tim.”

1 COMMENT

  1. Ore hajdut te gjith e dim si e ke ven ti apo motra jote pasurin por kur nuk ka shtet Dhe popull qe ti kerkoi llogari shtetit ti do vazhdo te vesh pasuri per pasurin tende jan vesh me mira nena me te zeza kan humb pasurit me mira njeres 97 gerdeci Firmat piramindale ti Dhe plumin e ke pak

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here