Operacioni sekret në Tiranë, kush është i dyshuari për vrasjen e Devi Kasmit

Kliko per me shume info

Zbulohet identitetin e personit të arrestuar nga Policia e Tiranës në lidhje me magazinën e drogës, armëve dhe municioneve.

Sipas TvKlan i arrestuari është Aurel Hoxhallari 41 vjeç, i cili u arrestua në banesën e tij në periferi të Tiranës. Aurel Hoxhallarit po hetohet edhe si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e  Dëfrim Kasmit, por sipas burimeve nga policia është herët për të dalë në një konkluzion të tillë. Armët e sekuestruara janë dërguar me shpejtësi drejt laboratorit të Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në vrasjen e Dëfrim Kasmit.

Kliko per me shume info

Dëfrim Kasmi, i cili kishte ndryshuar emrin në Devi Kasmi, u ekzekutua me armë mbrëmjen e së hënës më 29 Janar poshtë pallatit ku banonte në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Kanë qenë dy persona me motor të maskuar me skafandër, të cilët qëlluan për vdekje Dëfrim Kasmin. Vrasja mendohet se ka ndodhur për hakmarrje apo për prishje të pazareve të drogës. Devi Kasmi ka qenë i përfshirë në trafik kokaine në Spanjë dhe Francë.

Aurel Hoxhallari është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.

Në videon që shikoni më poshtë, janë pikërisht kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari kur u arrestuan në Janar të 2015-s. Dy kushërinjtë Hoxhallari kishin porosituar Artur Bazen për të eliminuar Pajtim Serjanin. Baze u vra më pas nga miku i Serjanit, efektivi Roland Meta.

41-vjeçari Aurel Hoxhallari ka rënë sot në prangat e Policisë së Tiranës për magazinë me drogë, armë dhe mina me sahat që u zbulua në periferi të kryeqytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.