OBSH jep alarmin: Fruthi po përhapet masivisht në Europë

Bota

Evropa ka parë rritje masive të rasteve të fruthit në vitin 2017.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se bëhet fjalë për 400% rritje, përkatësisht për mbi 20,000 njerëz të infektuar, krahasuar me 5,273 në vitin 2016. Nga të infektuarit, 35 kanë vdekur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas OBSH-së, shifrat janë tragjedi.

Pesëmbëdhjetë rajone evropiane kanë pasur shpërthime të mëdha, në mesin e tyre: Rumania, Italia dhe Ukraina.

Njerëzit që shmangin vaksinimin janë pjesë e problemit, thonë ekspertët.

"Çdo person i prekur nga fruthi në Evropë na kujton se fëmijët dhe të rriturit e pavaksinuar, pavarësisht se ku jetojnë, janë në rrezik nga sëmundja dhe përhapja e saj te të tjerët", tha Suzsanna Jakab, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Fruthi është një sëmundje virale infektive që mund të jetë vdekjeprurëse.

ME TE LEXUARAT