Nuk iu bind urdhrit të Ramës, biznesmeni nga Tirana e pëson keq

Aktualitet

Efektivët e policisë në Durrës dhe Shijak kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy persona qe kishin lidhje te paligjshme te ujit.

Aksioni per rivendosjen e ligjshmerise ne kete sektor eshte lancuar nga kryeministri Edi Rama i cili u ka kerkuar qytetareve e bizneseve te nenshkruajne kontratet e furnizimit me energji para nisjes se aksionit ne terren.

Shtetasit S.K. 33 vjeç, banues në Tiranë, duket se nuk e ka zbatuar kerkesen e Rames, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Ujësjellës – Kanalizimeve Durrës në biznesin e tij, në fshatin Kërtushaj Ishëm, është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të njëjtën shkelje ka kryer edhe shtetasi B.Xh. 52 vjeç, banues në Rrubjekë, i cili në biznesin e tij, në Maminas kishte ndërhyrë në rrjetin e ujit të pijshëm.

Materialet ndaj këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, parashikuar në nenin 159 të Kodit Penal.

Para paralajmëroi se nga 1 shkurti kush kapet me lidhje të paligjshme uji do të përballet me pasoja ligjore kanë nxitur qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë e vetëdeklarimit.

ME TE LEXUARAT