Deputetja e LSI: Kanë plasur fyerjet seksiste në parlamentin shqiptar!

Nëse do të kishit dëgjuar sot se çfarë fyerjesh kanë lëshuar deputetët e maxhorancës kundër deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar se kodi i etikës ka mbaruar për t’i lënë vendin kodit të luftës dhe atij të ngacmimit seksist.

Është ky përcaktimi që bën deputetja e LSI-së, ish zv-Ministre e Arsimit, Nora Malaj. Duke folur jashtë ambienteve të parlamentit, ku këtë të enjte pati një sërë momentesh tensioni, Nora Malaj ka deklaruar se shumë deputetë të majtë kanë ofenduar në terma seksistë deputete zonja të opozitës, gjeste këto që sinjalizojnë një alarm serioz për parlamentin shqiptar.

LEXO EDHE:  Meta, Berisha e Basha takohen në Presidencë/ Çfarë i bëri bashkë 3 ‘miqtë’ e vjetër
Kliko per me shume info

“Kuvendi është vendi i fjalës. nëse duam të kalojmë dhe të japim alternativa që janë për tekste falas askush nuk ka të drejtë as të fyejë dhe ndalojë.

Parlamenti është i të gjithë atyre që kanë vendosur deri në fund kauzën e së drejtës. Ky oborr dhe ai parlament do jenë foltorja për të zgjidhur problemin dhe jo për të qenë pjesë e problemit.

LEXO EDHE:  Xhaferi shkon në Estoni, mësoni arsyen

Nëse do kishit dëgjuar sot se çfarë fyerje iu bënë deëputetët e pozitës deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar se ka mbaruar kodi i etikës dhe ka filliar kodi i luftës dhe i ngacmimit seksist në Parlamentin shqiptar.”- tha Nora Malaj.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here