Nora Istrefi tregon për herë të parë për marrëdhënien e saj me Tunën

Ndonëse me vite të tëra sa ishin bashkë në estradë, Tuna dhe Nora nuk kanë pasur ndonjë afërsi shumë të madhe, paraqitjen e tyre të parë së bashku si kunata, ato e patën në ndejën private të organizuar nga stilisti Valdrin Sahiti në Tiranë.

Si kunata që janë, publiku mbase pret më shumë afërsi mes tyre, por duket se kjo “afërsi” po mbahet ndoshta vetëm jashtë syrit të mediave, ngase në rrjetet sociale vështirë se mund të shohim një fotografi të përbashkët të të dyjave.

Kliko per me shume info

E pyetur rreth thashethemeve për raportet jo fort të afërta me kunatën e saj këngëtare ajo ka thënë vetëm fjalë të mira.

“Tuna është shumë e mirë, një këngëtare me shumë vlera. Dhe gruaja e Patrisit, vëllait të Robertit”, duke hedhur kështu poshtë zërat për prishje të raporteve të tyre.
Ndryshe sa i përket muzikës Nora ka thënë se ka disa oferta dhe demo gati por ende nuk ka vendosur se kur dhe me çfarë do të vijë së shpejti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.