“Non Abbiamo Armi”, albumi i Ermal Meta-s më i shitur në Itali

Showbiz

Dueti i shqiptarit Ermal Meta me Fabrizio Moro është shpallur Fitues i këtij edicioni të festivalit të Sanremo.

Kënga e tyre ''Non mi avete fatto niente'' (Nuk më keni bërë asgjë) triumfoi pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut. Kënga është një himn kushtuar jetës kundër akteve terroriste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, vijon suksesi i ''Non mi avete fatto niente'', fituesja e Festivalit italian të Këngës, së bashku me Fabrizio Moro.

Kënga renditet në vendin e parë në klasifikimin ''Earone'', duke rezultuar si më e transmetuara e javës në radiot italiane.

''Non mi avete fatto niente'' ishte edhe e para në ''iTunes'' dhe në Top 50 Italia, gjithashtu hyri dhe në Global Viral të ''Spotify''.

ME TE LEXUARAT