"Njeriu prej druri", 55-vjeçari ka ngrirë prej 24 vitesh

Soft

Një baba i katër fëmijëve që u aksidentua nga një autobuz ka mbetur me gjymtyrë të ngurtë si druri dhe ka jetuar në atë gjendje prej 24 vitesh.

Mas Tazul Munir, 55 vjeç, nga Indonezia ka këmbë që formojnë një formë "O" dhe gishtat që kanë "ngrirë" për më shumë se dy dekada për shkak të lëndimeve që ai mori nga aksidenti në 1994.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish shoferi i autobusit, i cili vuan nga një formë reumatizmi, fillimisht shmangi trajtimin mjekësor në favor të mjekësisë alternative, duke vizituar të paktën 80 mjekë popullor.

Z. Munir mbështetet te katër djemtë e tij, më i riu i cili ka lindur vetëm 20 ditë para aksidentit, për ta ushqyer dhe për ta larë atë çdo ditë.

Mas Tazul Munir shpreson për një mrekulli pasi trupi i tij "prej druri" e bën atë të paaftë të largohet nga shtrati i tij.

Z. Munir tha: "Pyes veten se çfarë ndodhi me mua. Unë isha një njeri i lumtur duke u kujdesur mirë për familjen time. Ndjej se kjo është vullneti i Perëndisë, por unë ende kam shpresë për t'u trajtuar dhe për të ecur përsëri. Dëshiroj të shoh një ditë kur mund të bëj një jetë normale".

ME TE LEXUARAT