Një ton drogë në brigjet e Italisë, pranga 4 shqiptarëve pas 8 muajsh, policia: Ja çfarë i tradhëtoi

Plot 915 kilogram kanabis u shfaqën qershorin e kaluar në brigjet e Italisë, ndërsa në atë kohë autorët arritën të largoheshin.
Por transportuesit e drogës lanë pas gjurmë të vlefshme për policinë. Rreth një ton drogë e gjetur në grykëderdhjen e lumit Chienti në Porto Recanati do kapte vlerën e 5 milion euro nëse do të hidhej në treg.

LEXO EDHE:  Abuzoi me tenderat e ushqimeve, Prokuroria kërkon 5 vite burg për Artur Zoton

Tetë muaj më pas, autoritetet italiane arritën të identifikojnë autorët përmes disa kanistrave të mbushura me benzinë, të braktisura pranë skafit me drogë.
Të arrestuarit janë të katërt shqiptarë të moshave 26, 30, 34 dhe 49 vjeç. Tre prej tyre janë lënë në burg ndërsa njërit i është vendosur unaza e monitorimit elektronik.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here