Një tjetër ambasador që nuk do të largohet nga Shqipëria, ja përse

Kliko per me shume info

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, Tirana nuk ka asgjë më pak se kryeqytetet e tjera të Europës. Shqipëria ka të gjitha potencialet për të qenë një kryeqytet i turizmit për Europën. Unë e dua Shqipërinë.

Fjalët janë të ambasadorit brazilian në Tiranë, Jorge Jose Frantz Ramos, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Kliko per me shume info

Ai gjatë intervistës rrëfeu se pas pak muajsh i mbaron mandati dhe për këtë ndihej i trishtuar. “Kam kaluar katër vite të mrekullueshme. Do doja të qëndroja ende në këtë vend mikpritës dhe mjaft të ngrohtë”, tha Ramos.

“Shqipëria është një nga vendet më të bukura që kam parë dhe jetuar gjatë karrierës time diplomatike dhe çfarë ka këtu për të mos dashur, ju keni çdo gjë, ju keni male të bukur, det të bukur, plazhe dhe veçanërisht keni njerëz të mrekullueshëm. Ky është dhe aseti më i rëndësishëm që keni”, tha Ramos.

“Vendi më i bukur? Është e vështirë të vësh gishtin. Që nga momenti që zbrita nga avioni katër vite më parë, dhe vura re malet e bukura që rrethojnë Tiranën, rashë në dashuri. Po vija nga Italia dhe u impresionova vërtet nga bukuria e këtyre maleve blu, kam udhëtuar pak përqark vendit tuaj por është e vështirë të vësh gishtin diku, për shembull, plazhet përreth Vlorës dhe Dhërmiut janë të bukur por edhe malet janë gjithashtu të mrekullueshëm”, tha Ramos.

Duke folur për marrëdhëniet diplomatike, por edhe ato ekonomike mes dy vendeve veçoi faktin se mund të ketë ura bashkëpunimi në fushën e sipërmarrjeve.

Ambasadori i vendit latin, tha se një nga gjetjet interesante në fushën e turizmit është edhe çelja e Muzeut të Gjetheve. “Unë mendoj se Shqipëria ka asetet e duhura për të qenë një kryeqytet i turizmit, një vend fantastik për Europën që të shijojë turizmin. Dhe sigurisht një nga këto aspekte është jo vetëm e shkuara historike  por edhe ajo më e afërt. Ju nuk mund ta mohoni se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 40 vite e ca të komunizmit që ka lënë gjithashtu një gjurmë të rëndë në shoqërinë tuaj. Por të shkuarën  mund t’ia tregojmë botës që ka kuriozitet për të njohur se çfarë ka ndodhur këtu”, tha Ambasadori  i Brazilit në Tiranë, Jorge Jose Frantz Ramos. /ATA.

VIDEO/ Diplomati brazilian që "s'do që të largohet" nga Shqipëria

VIDEO/ Diplomati brazilian që "s'do që të largohet" nga Shqipëriahttps://www.ata.gov.al/video-diplomati-brazilian-qe-sdo-qe-te-largohet-nga-shqiperia/Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ambasadori i Brazilit në Tiranë, Jorge Jose Frantz Ramos shprehet se "Shqipëria është një nga vendet më të bukura që kam parë dhe jetuar gjatë karrierës time diplomatike".

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Sonntag, 11. Februar 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.