Nisin shkarkimet në policinë e shtetit, largohet nga detyra zv.drejtori

Kliko per me shume info

Pas emërimit të Ardi Veliajt si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kanë ndodhur të tjera lëvizje në radhët e kupolës drejtuese tek uniformat blu.

Rebani Jaupaj u largua nga detyra e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe në vend të tij u emërua Gjovalin Lokaj. Jaupaj është emëruar Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit, duke zëvendësuar në këtë detyrë, Shaban Nexhin.

Kliko per me shume info

Lokaj prej disa muajsh ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Shkodrës. Ndërkohë, brenda kësaj jave, Policia e Shtetit do të ristrukturohet në të gjitha nivelet e saj.

Strukturat e policisë nga Drejtoria e Përgjithshme në drejtoritë vendore dhe komisariate do të kryejnë një rishpërndarje të forcave të policisë në territor.

Me krijimin e zonave policore, synohet që të ketë në të njëjtën hapësirë, edhe inspektorin e policisë së zonës, patrullën e përgjithshme dhe inspektorin e krimeve, citon abcnews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.