Nga i gjen paratë Armina për jetën luksoze? Përgjigjet Sali Berisha

Showbiz

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një intervistë për emisionin “Byro Politike”, në “Abc News”, foli për strukturën e PD-s, paraqitjen e Lulzim Bashës, si dhe për protestat e opozitës.

Gjithashtu, ish-kreu i qeverisë u pyet edhe për nusen e djalit të tij, Armina Mevlanin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën luksoze, për të cilën njerëzit thonë se ajo po përdor lekët e partnerit të saj Shkëlzenit. Dhe tashmë Sali Berisha vendosi t’u jap fund këtyre fjalëve.

Berisha u pyet nga analisti Baton Haxhiu, “nëse ai do t’i fliste “për të renë”, siç i thonë nga Kosova dhe nëse fjalimet e tij në Parlament për varfërinë, përputheshin me jetën luksoze që ajo bënte”.

Kryeministri është shprehur se Armina e bën jetën luksoze nëpërmjet reklamave, që u bën markave në “Instagram”. Pra, jeta luksoze e Arminës sigurohet nga vetë ajo, si blogere mode.

“Unë nuk mund ta ndaloj të ketë “Instagram”, tha ai më tej.

ME TE LEXUARAT