"Nëse burri juaj ju dhunon, puthjani këmbët"/ "Trazon dynjanë" ekspertja e martesave

Bota

Televizioni shtetëror iranian ka kërkuar ndjesë pas transmetimit të një emisioni ku një “eksperte marrëdhëniesh” këshillonte gratë e abuzuara në familje të puthnin këmbët e bashkëshortëve dhunues.

“Nëse bashkëshorti juaj është i varur nga droga dhe ju dhunon, puthjani këmbët dhe jini dëshmitare të një mrekullie në jetën tuaj”, tha gruaja gjatë një programi të transmetuar javën e kaluar nga televizioni shtetëror në provincën qendrore të Yazdit, raport Radio Europa e Lirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekspertja këshillonte gratë t’u bënin masazh këmbëve të burrave dhe më pas t’i puthnin ato. Kjo sipas saj do të lehtësonte stresin dhe do të parandalonte mundësitë për atak në zemër tek bashkëshortët e tyre.

Pas reagimeve të shumta që morën deklaratat në rrjetet sociale dhe publikimit të skandalit edhe në median ndërkombëtare televizioni shtetëror u detyrua të kërkonte ndjesë për transmetimin./tvklan

ME TE LEXUARAT