Rrezikuan jetën duke kaluar nga La Manshi, kush janë 9 shqiptarët për të cilët po flet gjithë Anglia

Tete meshkuj dhe një grua nga Shqiperia tentuan të kalonin me gomone kanalin e La Manshit për të mbërritur në Angli por rrezikuan seriozisht jeten nga mbytja. Nga fotot e publikuara nga mediat lokale angleze shfaqen 9 shqiptarët pak minuta pasi kanë mbërritur në një port jugor të Anglisë.

Nente shqiptaret ishin nisur mbrëmjen e së martës nga Boulogne në Francë drejt Britanisë së Madhe, por për shkak të problemeve me varkën nuk kanë arritur në destinacionin e tyre.

LEXO EDHE:  “Uuu qyqja për pak ra…”, deputetja e PD pengohet në shkallët e Kuvendit. Berisha i shkrin të tërë me batutën
Kliko per me shume info

Sipas autoriteteve britanike nuk bëhet e ditur se si u sinjalizua për problemet e varkës, por helikopterët dhe varkat e shpëtimit hasën vështirësi në shpëtimin e klandestinëve për shkak të detit të trazuar dhe erërave të forta.

Dyshohet se personi përgjegjës për trafikun e tyre drejt Anglisë, ka qene një shqiptar që jetonte në veri të Londrës. Shtetasi Afrim Xhekaliu, 40 është arrestuar dhe ka dalë përpara gjykatës me akuzat e organizimit të këtij trafiku që për pak u kushtoi jetën 9 shqiptarëve.

LEXO EDHE:  HARROJINI makinat me timon “anglez”, Shqipëria NDRYSHON ligjin

Arrestimi i tyre eshte percjelle nga te gjitha mediat vendase te cilat kane bere nje pasqyrim te zgjeruar te ngjarjes e cila ka terhequr vemendje te madhe dhe ka shkaktuar mjaft diskutime e debate rreth emigracionit ne Angli.









Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here