Çelja e negociatave për Shqipërinë, Kukan: Duhet të bindni Këshillin

Politikë

Eurodeputeti Eduard Kukan u shpreh i bindur se Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për vendin tonë.

Por, vendimi përfundimtar merret nga Këshilli i Europës dhe për të bindur këtë këshill, Kukan i këshillon klasës politike shqiptare, që përveç reformave dhe shtetit ligjor, nevojitet edhe uniteti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shoh që ka një unitet nga të gjitha partitë politike për të mirëpritur hapjen e negociatave. Është e domosdoshme që të jeni të gatshëm dhe të tregoni që e meritoni. Unë nuk kam asnjë dyshim që Komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave, por Këshilli e merr vendimin”, u shpreh ai.

Deklarata e Kukan u bë në sesionin e dytë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri.

ME TE LEXUARAT