Në një lidhje me modelen, flet aktori i “Sarasvatiçandra”: Si u marrosa pas shqiptares

Showbiz

Ai është nja nga aktorët më të pëlqyer në Shqipëri që u bë i njohur kur transmetohej telenovela “Sarasvatiçandra”. Është fjala për aktorin Ashish Kapoor, për të cilin dihet tashmë se është një një lidhje me modelen shqiptare, Ilda Kroni.

Në një lidhje me ‘skype’ në emisionin “Rudina” në Tv Klan çifti kanë rrëfyer se si janë njohur. Modelja është shprehur se ata kanë 8 muaj bashkë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jemi prej 8 muajsh bashkë. Komunikojmë në anglisht. Unë kam 3 vite që po udhëtoj në vende të ndryshme të botës dhe para disa muajsh kisha një projekt këtu në Indi. Unë nuk i shoh telenovelat dhe nuk e njihja Ashishin. U takuam në një mbrëmje dhe ky filloi të më gjuajë, më pas komunikuam në rrjetet sociale. Filluam të takohemi dhe më pas filloi lidhja jonë”, u shpreh modelja.

Po ashtu edhe aktori ka rrëfyer se si ishte momenti i parë që është njohur me Ildën.

“Gjëja e parë që më pëlqeu te ajo ishte buzëqeshja. Pafajësia e fytyrës së saj më tërhoqi. Mund të them fare mirë që ajo është një shpirt i bukur. Nëse më parë shikoja tek ajo buzëqeshjen tashmë e njoh më mirë, Shoh se si ajo përkujdeset për njerëzit. Sa i përket martesës dhe fejesës kjo do të ndodhë kur të vijë koha”, është shprehur ai.

ME TE LEXUARAT