Në heshtje dhe me sekret të madh, si i mbijetuan pesë motra misionare regjimit komunist në Vlorë

Motër Bardha Gjini frikësohej nga halla e saj kur u takuan për herë të parë në 1993. Gjini, në atë kohë 21 vjec nuk ishte pagëzuar ende, dhe tregon se e kishte frikë atë dhe motrat e tjera sepse “ishin të veshura të gjitha me të zeza, si vejusha”.

Halla e saj, motër Julja Gjoka e pyeti nëse ajo donte të bëhej një motër katolike. Gjini i tha Jo menjëherë.

Kliko per me shume info

Por sot, në të njëjtin qytet ku u takuan për herë të parë, Gjini vazhdon traditën e hallës së vet që ishte pjesë e një komuniteti fetar prej pesë grash që jetonin me besimin e tyre në fshehtësi të plotë gjatë regjimit komunist.

“Njerëzit që I njihnin tregonin se karizma e tyre tregohej nëpërmjet heshtjes” thotë Gjini. “Dashuria e tyre për Zotin, tregohej në heshtje”.

Duke filluar nga viti 1945, Shqipëria u drejtua me dorë të fortë nga regjimi komunist I Enver Hoxhës. Qeveria asokohe persekutoi dhe vrau me qindra klerikë.

Në 1967, regjimi komunist zyrtarisht braktisi religjionin e organizuar duke nxjerrë jashtë vendit edhe anëtarët e huaj. Anëtarët shqiptare u urdhëruan të kthehen në vendbanimet e tyre dhe të braktisnin jetën fetare.

Në Vlorë, pesë anëtarë të Shërbëtorëve të Mary Passion Lady të Shkodrës vendosen që të ruajnë besimin e tyre pavarësisht rriskut të burgosjes apo vdekjes. Gjoka ishte më e reja ndër to.

Motrat vazhduan të jetonin në një rezidencë dykatëshe afër Kishës St Luigj. Qeveria e mori kishën, rimodeloi muret, shkatërroi këmbanat dhe e ktheu në teater.

Shërbimi secret komunist kishte rrjet të zgjeruar informatorësh dhe motrat duhet të ishin creative për të praktikuar besimin e tyre. Sepse nuk mund të vishnin rrobat fetare, por vendosën të visheshin me të zeza. Motrat mund të luteshin vetëm me njëra tjetrën dhe me dyer të mbyllura që të mos ti shihte njeri. Pikturat që mbanin në mure kishin dy anë: tema me imazhe komuniste nga njëra anë për ti treguar publikisht dhe imazhe fetare nga ana tjetër për tu lutur privatisht. Ato mbanin dhe një statujë të virgjereshës Mari.

Gjini që kujton historitë e hallës së saj thotë se ato kanë qenë kohë të jashtëzakonshme për motrat. “Ato zgjodhën Jezu Krishtin dhe e dinin se duhet ta ndiqnin pavarësisht se cdo të ndodhte” thotë Gjini.

Regjimi komunist ra në 1991 dhe misionaret nga gjithë bota nxituan të rindërtojnë Kishën Katolike në Shqipëri. Gjoka ishte e aftë ti kthehej besimit.

Kisha e St Luigjit u rindërtua duke përfshirë edhe këmbanën. Kisha u quajt St Maria dhe St.Luigj për tënderuar Mary, statuja e të cilës u kujtonte motrave të mbanin të fortë besimin e tyre gjatë kohërave të vështira. Gjatë pranverës 1993 Gjini qëndroi me hallën e saj dhe kaloi kohë mes vullnetarëve dhe misionarëve. Kjo eksperiencë pati ndikim të madh në të ardhmen e saj.

“Duke parë të rinjtë që vinin e flisnim me motrat me aq shumë gëzim më bëri kurioze rreth fatit të qenurit motër” tregon Gjini.

Gjashtë muaj më vonë ajo u rikthye në Vlorë dhe I tha hallës se donte të bëhej një motër. Dhe mori një përgjigje surprizë: Ti nuk je pagëzuar ende si kërkon të bëhesh një motër”. Gjini ishte rritur në kohëra komuniste ku feja ishte e ndaluar dhe nuk praktikoheshin ritet fetare. Por kjo nuk u bë pengesë. Gjini u pagëzua në 1998 dhe u bashkua me shërbyeset e tjera.

Gjoka u nda nga jeta në 2011. Edhe pse jetoi një jetë të qetë, mbesa e saj thotë se ka lënë një trashëgimni të fortë. “Ajo duhet të ishte e pafjalë, por foli shumë me heshtjen e saj. Në heshtjen dhe punën me të varfërit thotë ajo. “Unë sot jam e lirë dhe kam mundësi të bëj më të mirën. Kjo është përgjegjësia e dikujt që punon në edukim” thotë Gjini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here