Ndodh mrekullia për Zefin, të sëmurin që lëngonte nga kanceri

Kliko per me shume info

Të gjithë e kujtojmë rastin e Zef Tuçit, kryefamiljarit të sëmurë me kancer, që jeton në Rrëshen në kushte të mjeueshme.
Para dy ditësh, fondacioni Fundjavë Ndryshe së bashku me emisionin investigativ Stop i erdhën në ndihmë kësaj familjeje me ushqime dhe orendi shtëpiake, si dhe një shumë parash, ndërsa themeluesi Arbër Hajdari, i premtoi se do të kujdesej për të në një spital privat.
Sot, pas 2 ditësh Arbri është rikthyer sërish në shtëpinë e Zefit, këtë herë për ta marrë atë me vete.
Së bashku me Spitalin Amerikan, Zefi u nis drejt Tiranës nga Rrësheni pasditen e sotme, për t’iu nënshtruar kujdesit mjekësor të nevojshëm për sëmundjen e tij. Jo vetëm kaq, por ndërkohë në Rrëshen ka nisur që sot ndërtimi i shtëpisë së re për familjen e Zefit, siç duket edhe në videon e publikuar nga emisioni Stop.
Zefi ka 3 vjet në krevat, por pavarësisht skamjes dhe sëmundjes, ai nuk është dorëzuar. Mjaft prekës ishte momenti kur Marta, e shoqja e Zefit tregoi për vuajtjet e tyre, ndërsa Zefi iu përgjigj duke kënduar.
“Unë jam bashkëshortja e Zef Tuçit. Bashkëshorti im është i shtrirë në krevat prej tre vitesh. Unë kërkoj nga shteti që të më japin kujdestarinë që po bëj ndaj Zefit. Edhe kjo shtëpi ku banoj unë nuk është e imja është e parkut ku kanë pas fjetur punëtorët në kohën e monizmit,” thotë Marta.
Ndërsa Marta qante, Zefi filloi të këndonte: “Qaj moj Martë, qaj moj zemër qaj, qaj e mos pusho, natë e ditë po tretem moj dhe s’ka njeri që hallin të ma qajë.”
Tashmë, shqiptarët janë bashkuar dhe i kanë qarë hallin Zefit, duke u treguar të gatshëm për t’i dhënë atij të gjithë ndihmën që i ka munguar deri më sot. Më në fund, një lajm i mirë jo vetëm për Zefin, por për të gjithë shqiptarët, teksa morëm sërish mesazhin se së bashku mund t’ia dalim!

Familja Tuçi do te kete nje shtepi te re. Fundjave Ndryshe dhe emisioni “Stop” do te mbajne premtimin e dhene!

Posted by STOP – TV KLAN on Freitag, 9. Februar 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.