Ndeshja Partizani-Kukës, masa të forta nga policia, ja rrugët e bllokuara

Aktualitet

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me qëllim mbarëvajtjen e ndeshjes FK Partizani - FK Kuksi, më datë 19.02.2018 ora 18.00 dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike ka marrë masa tekniko - organizative për zhvillimin e këtij aktiviteti, para, gjatë e deri në përfundim të tij.

Masat, bën me dije policia, do të konsistojnë në bllokimin dhe mos lejimin e parkimit të automjeteve në disa segmente rrugore nga ora 15:30 deri në përfundim të aktivitetit dhe konkretisht:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

• Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

• Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me rrugën “Sulejman Delvina”

• Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

Me qëllim lëvizjen e lirë të tifozëvë, do të ketë kufizim të trafikut nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën "Artan Lenja", përgjatë Rrugës "Muhamet Gjollesha", Rruga “Sulejman Delvina” deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Do të kontrollohet stadiumi dhe ambjentet e tij. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen dhe verifikohen identitetet e shtetasve nëpermjet kartës së identitetit si dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta si:

• Shishet e llojeve të ndryshme

• Monedha apo metale të llojeve të ndryshme

• Lëndë piroteknike apo fishekzjarre.

• Çelësa të ndryshëm

• Persona nën efektin e alkoolit.

Nuk do të lejohen femijët nën moshën 16 vjeç pa prezencën e prindit apo të kujdestarit.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, falënderon për mirkuptimin dhe bashkëpunimin, mediat, qytetarët dhe sportdashësit.

ME TE LEXUARAT