Ndërtimi i HEC-it në kanionet e Osumit, reagon Ministri Klosi: Ja si qendron e vërteta

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi deklaroi këtë të enjte në një telefonatë të bërë në emisionin “Opinon”në Tv Klan se nuk ka asnjë shans që të ndërtohen HEC-e në kanionet e Osumit.

“Koordinatat për leje mjedisore janë të keqtrajtuara. Kjo histori nuk mund të zgjidhet me një emisioni. Kemi hapur një proces investigativ.

Kliko per me shume info

Jemi ne ata që kemi ngritur problemin dhe ashtu sikurse ka thënë dhe Ministria e Energjetikës qartë: Ne momentin që bije leja për ndikimin në mjedis që ne do e rrëzojmë ,dhe kjo nuk diskutohet.

Nuk do të ndërtohet. Ne kemi kërkuar që të mos ndërtohet. Dhe nuk ka asnjë shans që ai HEC të ndërtohet”, tha Klosi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here