Ndërron jetë nëna e dy biznesmenëve Hysa, të arrestuar për rrugën Elbasan-Gjinar

Aktualitet

Ka ndërruar jetë ditën e sotme nëna e dy biznesmenëve Agron dhe Kujtim Hysa të arrestuar nga policia me akuzën e abuzimit të fondeve të shtetit për rrugën Elbasan-Gjinar.

Mësohet se varrimi do të bëhet të shtunën, por ende nuk dihet nëse dy djemtë e saj do të lejohen nga instancat shtetërore për të përcjellë nënën e tyre për në banesën e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Abuzimet financiare të shkaktuara përllogariten në shifrën 5 miliard lekë të vjetra, të proceduar janë ish-zyrtarë të lartë, kolaudues dhe disa biznesmenë të kompanive ndërtuese “Arifaj” dhe Tre vllezërit Hysa”.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë pasur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar”,-thuhet në akuzën e prokurorisë.

ME TE LEXUARAT