Ndërron jetë anëtarja e kryesisë së LSI, Luzhiana Abazi

Kliko per me shume info

Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare anëtarja e kryesisë së LSI-së dhe ish-kryetarja e Njësisë Nr.6 në Tiranë, Luzhiana Abazi.

Lajmi është konfirmuar nga kolegë të shumtë të Abazit, përfshirë kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, të cilët me anë të mesazheve në rrjetet sociale shprehën ngushëllimet për ndarjen e saj të parakohshme nga jeta.

Kliko per me shume info

Mesazhi i Monika Kryemadhit:
Nuk mund të shkruaj, ka orë që mundohem por është vështirë. Luzhi u largua fizikisht sot nga ne, duke na lënë një dhimbje dhe boshllëk të pazëvendueshëm. Energjia dhe dashuria që ajo na dhuronte pa kushte do të na mungojë gjithmonë.

Ndoshta sëmundja e rëndë ja doli të të mundë përkohësisht, por ti do jesh engjëlli që do na shohësh e do kujdesesh për ne, siç ke bërë gjithmonë. E dashur motra ime, mikeshë e zemrës dhe e betejave tona, do të jesh gjithmonë pjesë e imja, në ditë të vështira dhe të mira. Sepse askush nuk mund ta zëvendësojë forcën dhe kurajon që vëtem ti dije të na jepje si askush.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.