Ndërron jetë 21-vjeçarja në spitalin e Fierit, familja bën fajtor mjekët për vdekjen e saj

Aktualitet

Një vajzë 21 vjeçare nga fshati Mujalli i Fierit, Xhuljeta Gjeka, ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit mëngjesin e së hënë.

Familja e saj, që e ka dërguar me nxitim në Urgjencë, tashmë është shprehur se mjekët ua kanë lënë vajzën të vdiste, pasi nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas familjarëve, mjekët u kanë thënë se ishte thjesht grip dhe e kanë nxjerrë nga reparti i Urgjencës. por, “vajza ishte me temperaturë 35 gradë dhe mjekët nuk bënë asnje analizë apo radiografi, i bënë vetëm serum”, thanë familjarët.

Drejtoresha e spitalit të Fierit u shpreh se eshte ngritur nje grup pune për të verifikuar rastin dhe se priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të konkluduar në shkaqet e nderrimit të jetës.

ME TE LEXUARAT