Ndarja e parakohshme nga jeta e Luzhiana Abazit, nesër zhvillohen homazhet

Ditën e nesërme do të zhvillohen homazhe në nder të ndarjen nga jeta të Luzhiana Abazit në moshën 47-vjeçare. Homazhet janë planifikuar të zhvillohen nga ora 09 deri në 11 në ambientet e Muzeut Kombëtar në kryeqytet.

Abazi ka mbyllur sytë këtë mëngjes pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Kliko per me shume info

Lindur në Durrës, me profesionin mjeke, pedagoge në fakultetin e Mjekësisë, së fundmi ishte drejtoreshë e drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë.

Abazi ka qenë mjaft aktive në skenën politike shqiptare duke qenë një nga themelueset e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nga viti 2012 e në vazhdim është anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Jetëshkrimi:

Luzhiana Abazi lindi ne qytetin e Durresit, me 19 Maj 1971.

Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes.

Znj. Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh.

Gjate periudhes 1996-1998 ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 perfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e sherbimit shendetesor paresor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome.

Ne periudhen 2000 – 2002 ka qene Drejtore prane Autoritetit Shendetesor Rajonal.

Znj. Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise per rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007.

Ne periudhen 2007-2011 eshte zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane. Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorise nr. 2 te Punetoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane.

Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar detyren si drejtore e Sherbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH)

Nga 2016 e ne vazhdim ka shërbyer si drejtore e “Drejtorise Rajonale te Fondit Tirane”.

Znj. Abazi eshte dalluar per angazhimin e spikatur ne politike. Nga viti 2012 e ne vazhdim ajo ishte anetare e Kryesise e Levizjes Socialiste per Integrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here