Ndalohen HEC-et në Osum, flet Rama para të gjithëve: Kjo nuk do të thotë se nuk do të ndërtohen më

Politikë

Kryeministri Rama është duke mbajtur një konferencë për shtyp në kuadër të takimit të Këshillit të Ministrave në Berat.

I pyetur për ndalimin e HEC-eve në Osum, Rama ka habitur të pranishmit me deklaratën e tij, teksa është shprehur: Kjo nuk do të thotë se nuk do të ndërtohen më HEC, por do jemi më të vëmendshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendimi për ndalimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit u mor disa ditë më parë nga ministria e Mjedisit.

Më shumë nga fjala e kryeministrit Rama: Ne jemi të vendosur që të përballemi me të gjitha minat në rrugën tonë në të shkuarën, dhe ka shumë në cdo hap dhe sektor. Jemi më të vëmendshëm se nuk do ti vëmë asnjë minë Shqipërisë, se me HEC- et e trashëguara ka gjithmonë probleme, ashtu si ndodhi me Valbonënë, që ne e minimizuam atë që pritej të ndodhte, por nuk arritëm dot ta neutralizojmë, përndryshe do të përballeshim me gjyqe.

ME TE LEXUARAT