Dënohet baroni shqiptar i Ballkanit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Naser Kelmendin për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe për shpërndarje, ku ai u dënua me gjashtë vjet burg, ndërsa u lirua nga akuzat e tjera, duke përfshirë atë për krim te organizuar dhe vrasjen e një personi – Ramiz Delaliq – shtetas i Bosnjë Hercegovinës.

Kelmendi i lindur në Pejë, aktualisht shtetas i Bosnjë Hercegovinës, është arrestuar më 6 maj, 2013, nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet boshnjake dhe që nga ajo kohë është në paraburgim në Kosovë.

Kliko per me shume info

Më 1 qershor, 2012, nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.