Napoli shkërmoq Lacion dhe rimerr kreun

Kliko per me shume info

Skuadra e Lacios dhe Thomas Strakosha rezistuan vetëm 45 minuta përballë Napolit dhe Elseid Hysajt, në fushën e këtij të fundit.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi e nisi mirë sfidën, kur me De Vrij gjeti golin e avantazhit shumë shpejt.

Kliko per me shume info

Por, Napoli barazoi gjithçka në pjesën e parë me anë të Callejon. Në pjesen e dytë, napolitanët shpartalluan me lojë dhe rezultat “bardhekaltërit”. Autogoli i Wallace u dha avantazhin, ndërsa Rui dhe Mertens vulosën rezultatin 4-1.

Tashme Napoli rimerr vendin e parë në Serinë A, duke i ngjitur në kuotën e 62 pikëve, një më shumë se Juventusi, ndërsa kjo ishte humbja e tretë radhazi për Lacion, pas asaj ndaj Genoas në shtëpi dhe Milanit në transfertë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.