Mundësi të reja punësimi, biznesi italian tani në Tiranë

Në datat 18,19 dhe 20 shkurt 2018 do të organizohet në Shqipëri një Mision Sistemi i Sipërmarrjeve italiane, promovuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kooperacionit me qëllimin për të thelluar mundësitë e tregtisë dhe të investimeve për sipërmarrjet italiane në Shqipëri.

Misioni do të ketë karakter shumë-sektorial dhe do të përqëndrohet te sektorët e mëposhtëm:

Kliko per me shume info

(i) Infrastruktura (turizëm, spitale, burgje dhe shkolla, hekurudha, rrugë, porte dhe aeroporte, punime hidraulike dhe makineri ndërtimi);

(ii) Energjia & Green Tech (teknologji dhe komponente elektronike dhe mekanike për prodhimin, transmetim dhe shpërndarje e energjisë (Oil & Gas dhe burime të rinovueshme), hidrocentrale dhe impiante fotovoltaike, biomasa, teknologji për kursimin e energjisë, menaxhimi i mbetjeve, pastrimi dhe trajtimi i ujit dhe ajrit).

(Iii) Agro-industria dhe përpunimi i ushqimit (makineri bujqësore dhe mbarështimi, teknologji për akuakulturën dhe peshkimin, teknologji dhe mjete teknike për përpunimin e produkteve të freskëta, për paketimin dhe materialet e amballazhimit, sisteme teknike për aplikimet agro-industriale, nën-furnizim për mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive, mbushje e shisheve, përpunim, ruajtje dhe paketim i produkteve të konservuara.

Delegacioni do të mbërrijë në Tiranë më 18 shkurt. Të nesërmen, datë 19 shkurt, do të mbahet te Tirana International Hotel Forumi i Biznesit Itali-Shqipëri. Forumi, i hapur për mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, do t’i kushtohet marrëdhënieve dypalëshe politiko-ekonomike dhe mundësive për bashkëpunim dhe investime që ofron tregu shqiptar. Do të vijojë një seminar mbi programet dhe mekanizmat e financimit, tryeza të rrumbullakëta mbi sektorët ku përqëndrohet misioni dhe një seancë e pasdites me takime B2B me kompanitë shqiptare, me qëllimin për të vendosur kontakte dhe për të eksploruar fushat e mundshme të bashkëpunimit. Gjuhët e përdorura gjatë punimeve do të jenë italisht, shqip dhe anglisht si dhe do të jenë të pranishëm përkthyes shqip-italisht për bisedimet dhe takimet dypalëshe.

Dita e fundit, e martë 20 shkurt, do t’i kushtohet vizitave në kompanitë dhe objektet e tjera infrastrukturore të pranishme në territorin shqiptar.

Misioni, i organizuar nga Agjencia për Tregtinë me Jashtë ICE në bashkëpunim me Konfindustrian, ABI, Aleancën e Kooperativave, Konferencën e Rajoneve dhe Krahinave Autonome, Rrjetin e Sipërmarrjave Itali dhe Unioncamere, do të udhëhiqet nga zv. Ministri për Zhvillimin Ekonomik Ivan Scalfarotto. Gjithashtu do të marrin pjesë, Presidenti i Agjencisë ICE Michele Scannavini si dhe përfaqësues të nivelit të lartë të “Dhomës së Regjisë” për ndërkombëtarizimin, ndër të cilët Presidenti e Konfindustrisë Vincenzo Boccia, Zv. Presidente i ABI-t Guido Rosa dhe Administratët e SACE dhe SIMEST, Alessandro Decio dhe Alessandra Ricci, të cilët do të shoqërojnë rreth 250 sipërmarrjet pjesëmarrëse./Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here