Moti sot dhe nesër, ja zonat ku do bjerë borë

Sot dhe nesër, sipas IGJEUM, priten reshje dëbore në zonat malore në 400m mbi nivelin e detit.

Por Instituti i Gjeoshkecave parashikon që dëborë do të ketë edhe në disa zona të kufizuara, më poshtë se ky nivel.

Kliko per me shume info

Parashikimi për pëmbytje

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se ditën e sotme (e mërkurë, dt.14) në pjesën e poshtme fushore të Lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve. Prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë ditës së sotme (e mërkurë, dt.14). Në ditën e nesërme dhe në vazhdim, Lumi Vjosa do të ketë ulje të ndjeshme të nivelit dhe të prurjeve. Përgjatë dy ditëve në vazhdim prurjet dhe nivelet në Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të jenë të qëndrueshme me tendencë në ulje. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë ulje të prurjeve dhe niveleve dhe nuk paraqesin rrezik. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

LEXO EDHE:  Dajë e nip të armatosur rrethojnë lokalin e biznesmenit, ndërhyn Policia

Rreshjet

Sot pasdite (e mërkurë, dt.14) deri nesër në mesditë (e enjte, dt.15) priten reshje të dobëta, lokalisht deri mesatare në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zonat malore priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit (në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel). (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

LEXO EDHE:  Pyetja që e bën Tahirin të dridhet: A do të arrestohesh?

Temperaturat

Nesër (e enjte, dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 11

në vendet e ulëta: 0 / 10

në vendet malore: -4 / 4 °C.

Era

Sot (e mërkurë, dt.14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet, ndërsa nesër (e enjte, dt.15) pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

LEXO EDHE:  I shpërtheu tritoli në banesë, mësohet detaji nga e shkuara e drejtorit të burgut

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here