Moti, ja cfarë parashikojnë sinoptikanët për sot

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë në Jug ndërsa reshje të izoluara, priten në zonat Qendrore dhe Veriore.

Pasditja përmirëson kushtet e motit në Veri dhe Qendër ndërsa Jugu dhe kryesisht Juglindja mbetet me reshje të izoluara dëbore deri në mbrëmje kur kthjellimet bëhen dominate në të gjithë vendin.

Kliko per me shume info

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2- 3°C gjatë mëngjesit ndërsa një rënie e lehtë pritet gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke forcuar në det dallgëzimin mbi 4 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here