Parashikimi i motit, rikthehen reshjet e shiut e dëborës në vend

Orët e para të ditës do të jenë kryesisht të kthjellëta por duke iu afruar mesditës vranësirat shfaqen në Veri dhe Ultësirën Perëndimore.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat fuqizohen në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në Veri ndërsa në orët e natës, reshjet shtrihen edhe në zonat Qendrore të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Paketa e re fiskale, Ahmetaj nis konsultimet: Do ndryshojë ligji për tatimin mbi të ardhurat
Kliko per me shume info

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e para të ditës ndërsa më e ndjeshme rënia do të shënohet gjatë mesditës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 3- 4 ballë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here